Home > Lajme dhe Njoftime > Kërkesë Për shprehje Interesi

Kërkesë për shprehje interesi për shërbimin e konsulencës “Përgatitja e standardeve, kurrikulave dhe trajnimit të stafit përgjegjës në qendrat e kujdesit antenatal në lidhje me testimin e grave shtatzënë për HIV”.

Ministria e Shëndetësisë po zbaton Programin të Fondit Global per AIDS, Tuberkulosit  dhe Malarie, GFATM.  Programi i Fondit Global në Shqipëri mbështetë aktivitetet në fushat e parandalimit të HIV dhe TB, përforcimin e sistemit shëndetësor të shërbimit në të gjitha nivelet, rritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve dhe ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme për mbështetjen e aktiviteteve në të ardhmen. Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet  Njësisë së Menaxhimit të Programit fton të gjithë organizatat jofitimprurese të interesuar për të shprehur interesin për shërbimin e konsulencës “Përgatitja e standardeve, kurrikulave dhe trajnimit të stafit përgjegjës në qendrat e kujdesit antenatal në lidhje me testimin e grave shtatzënë për HIV”

Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve të kërkuara: 10.01.2019

Kohëzgjatja e shërbimit: Jo më shumë se 150 ditë pas lidhjes së kontratës me Njësinë e  Menaxhimit të Programit.

Dokumentet e nevojshme të dorëzohen dorazi në adresën Rr Naim Frasheri Nr 57 Tiranë deri në datën  10.01.2019  orari zyrtar ora 16:30  me titull aplikimi  “Shërbim konsulence per PMTCT për programin e Fondit Global në Shqipëri”

Për cdo informacion shtesë kontaktoni  në email:

globalfund.albania@gmail.com

www.shendetesia.gov.al

Lista e dokumenteve

Termat e referencës për shërbimin e kërkuar_PMTCT(shkarko)

Aneksi 1_ Forma e shprehje së interesit (shkarko)

Aneksi 2_Dokumentacioni i kërkuar (shkarko)

Kriteret për përzgjedhjen e organizatës jofitimpruëse (shkarko)

Forma e deklarimit për konfliktin e interesave (shkarko)