Home > Bashkëpunëtorët

Krijimi i bashkëpunimit me partnerë strategjike për organizimit e punës për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së HIV/AIDS, si një problem ndërsektorial ka kaluar në një proces të gjatë duke filluar nga identifikimi, krijimi dhe bashkëveprimi me të gjithë partnerët të institucioneve shtetërore, joqeveritare dhe ndërkombëtare .

Partnerët strategjik që janë edhe anëtarë të Mekanizmit Koordinues Kombëtar:

Institucionet shteterore
  1. Partnerë strategjik nga strukturat politikë-bërëse
    • Ministria e Shëndetësisë
    • Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
    • Ministria e Arsimit dhe Sportit
    • Ministria e Kulturës
    • Ministria e Drejtësisë
    • Ministria e Mbrojtjes
    • Ministria e Financave
  2. Partnerë strategjik nga struktura të tjera shtetërore në nivel teknik
    • Fakulteti i Mjekësisë
    • Fakulteti i Shkencave Sociale
    • Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut
    • Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
    • Qendra e Toksikologjisë në Spitalin Qendror Universitar të Ushtrisë
    • Drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethe
    • Instituti i Studimeve Pedagogjike
    • Organet e tjera të pushtetit vendor në të gjithë vendin
    • Spitali Universitar Rajonal i Tiranës
Grupi I Kombeve te Bashkuara

Partnerë strategjik nga organizatat ndërkombëtare

  • Organizata Botërore e Shëndetësisë
  • Banka Botërore
  • Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP)
  • Programi për Fëmijët i Kombeve të Bashkuara (UNICEF)
  • Programi për Popullsinë i Kombeve të Bashkuara (UNFPA)
  • Programi për Kontrollin e Drogave i Kombeve të Bashkuara (UNDCP)
  • Komisionari i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara (UNHCR)
  • Programi për Ndihmën Ndërkombëtare i SHBA-ve (USAID)
  • Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM)
Institucionet joqeveritare

Ekzistojnë sot rreth 18 OJF që e kanë fokusuar aktivitetin e tyre në problemet e HIV/AIDS, mirëpo ka edhe shumë të tjera të cilat kanë aktivitete të parandalimit të HIV/AIDS dhe zvogëlimit të dëmit në programet e tyre. Stop AIDS, Aksion Plus, Shoqata Kombëtare e Parandalimit dhe Rehabilitimit dhe APRAD zbatojnë programe të zvogëlimit të dëmit për përdoruesit e drogave në Tiranë. ACPD, NAPH, Epoka e Re, FHA dhe PCEC punojnë me komunitetet rome në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Shkodër, Fier dhe Vlorë. Shoqatat e MSM-ve kanë filluar vetë të organizojnë aktivitete parandaluese për komunitetin e tyre (SGA dhe ALGA). Organizata e personave që jetojnë me HIV/AIDS ka qenë aktive në trajtimin e nevojave të personave që jetojnë me HIV/AIDS. Gjithashtu edhe Shoqata e Infeksionistëve Shqiptar ka punuar në mbështetje të personave që jetojnë me HIV/AIDS.

Përfaqësues të OJQ-ve kanë organizuar veprimtari IEK të orientuara kryesisht ndaj të rinjve duke përdorur një larmi metodash përfshirë emisione në radio dhe televizion, botime, fletëpalosje, broshura dhe postera, seminare dhe konferenca, ekspozita pikture dhe konkurse, etj. Trajnimi i edukatorëve brenda grupit ka qenë një metodë pune e përdorur gjerësisht duke trajnuar edukatorë brenda grupit në shkolla, burgje dhe ushtri.

Përfshirja e OJQ-ve ka qenë e efektshme në veprimtari të organizuara në kuadër të Fushatave Botërore të Luftës Kundër AIDS (të finalizuar me organizimin e Ditës Botërore të Luftës Kundër AIDS).

Partnerë strategjik nga organizatat joqeveritare

  • Aksion Plus
  • Stop AIDS
  • ACPD
  • Shoqata Shqiptare e PJHA
  • UKPR
  • APRAD
  • NESMARK
  • ALGA
  • SGA
  • Instituti i Studimeve të Opinionit Publik
  • Shëndet 2000
  • Shoqata Shqiptare e Shëndetit Komunitar (ACHO)
  • Vatra
  • Shoqatat Rome në Shqipëri
  • FHA
  • PCEC
  • NAPH
  • NAE
  • Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania)
  • Unioni per Zhvillim dhe Integrim të Minoritetit Rom në Shqipëri “Amaro-Drom”