Home > Foto galeria > Shërbimi i Sëmundjeve Infektive dhe Shërbimi i Pediatrisë për PJHA

Trajtimi dhe kujdesi ndaj personave me HIV/AIDS ofrohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, kryesisht në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive dhe në Shërbimin e Pediatrisë. Ky shërbim është i centralizuar për shkak të: numrit (ende) të vogël të rasteve; burimeve dhe shërbimeve të ofruar nga QSUT; dhe problemeve të lidhura me stigmën dhe diskriminimin. Në komponentët e kujdesit mjekësor që u ofrohet personave të prekur përfshihet: aplikimi i terapisë antiretrovirale; diagnostikimi dhe administrimi i infeksioneve dhe sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese; dhe mbështetja psikosociale për personat e prekur dhe familjet e tyre.

Që nga mesi i vitit 2004 në Shqipëri ofrohet terapia antiretrovirale për personat që jetojnë me HIV/AIDS. Kjo terapi realizohet në kushte spitalore ose ambulatore pranë Shërbimit të Sëmundjeve Infektive dhe Shërbimit të Pediatrisë në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Preparatet antiretrovirale sigurohen nga një fond i veçantë i Ministrisë së Shëndetësisë dhe i jepen falas të gjithë personave në stadin AIDS.

Departamenti dhe Shërbimi i Sëmundjeve Infektive pranë QSUT-s është përgjegjës për aplikimin e terapisë aktive me antiretrovirale për personat me AIDS, qysh prej vitit 2004. Në bazë të urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë ky Shërbim ka përgatitur listën dhe sasinë e preparateve antiretrovirale të nevojshme për aplikimin e terapisë përkatëse.

Departamenti dhe Shërbimi i Sëmundjeve Infektive pranë QSUT-s është përgjegjës për aplikimin e terapisë aktive me antiretrovirale për personat me AIDS, qysh prej vitit 2004. Në bazë të urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë ky Shërbim ka përgatitur listën dhe sasinë e preparateve antiretrovirale të nevojshme për aplikimin e terapisë përkatëse.

Klinika Ambulatore

Klinika Ambulatore për personat me HIV/AIDS pranë QSUT-së është hapur me mbështetjen e GFATM në fund të vitit 2007. Klinika ofron shërbime në fushat e terapisë ARV, monitorimit të saj, mbështetjes psikosociale, këshillimit dhe testimit vullnetar për HIV/IST, analizës për diagnostikimin e turbekulozit (testi i lëkurës) dhe shërbimit të mjekimit profilaktik (INH).

Klinika Ambulatore pranë Spitalit Infektiv prej kësaj periudhe ofron shërbim për pacientët me HIV/AIDS, por edhe për të gjithë personat që kërkojnë të kryejnë testin e HIV/AIDS-it, HbsAg-së, HCV-së, informacion rreth tij të cilat ofrohen falas nga shteti shqiptar. Kjo është një qendër ku diagnostifikohen, trajtohen, këshillohen dhe monitorohen personat me HIV/AIDS. Klinika Ambulatore ofron këshillim para dhe pas testimi, edukim shëndetësor dhe informacion gjatë gjithë evolucionit të sëmundjes dhe mbështetje psiko-emocionale në vazhdimësi për pacientët. Ofron shërbim dhe kujdes shëndetësor falas, ku të gjithë pacientët ndiqen nga mjeku përkatës. Gjithashtu, në këtë klinikë kryhen falas testet e HIV/AIDS-it si dhe çdo muaj të sëmurëve u sigurohet terapia falas me antiretroviral.