Home > Lajme dhe Njoftime > Thirrje për aplikime për pozicion pune për njësinë e zbatimit të projektit të fondit global për HIV/TB

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale do të fillojë zbatimin e Projektit të Fondit Global për AIDS, Tuberkuloz dhe Malarie, GFATM. Projekti i Fondit Global në Shqipëri do të mbështesë aktivitetet në fushat e parandalimit të HIV dhe TB, përforcimin e sistemit shëndetësor të shërbimit në të gjitha nivelet, rritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve dhe ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme për mbështetjen e aktiviteteve në të ardhmen. Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Fondin Global, do të ngrenë Njësinë e Zbatimit të Projektit, për pozicionin e mëposhtëm: Menaxheri i Programit.

 Njoftimi per PMU Global Fund