Home > Lajme dhe Njoftime > Zgjedhja e Perfaqesuesve te Shoqerise Civile ne Mekanizmin Koordinues per Vendin (MKV)

Në zbatim të manualit të Mekanizmit Koordinues Vendor (MKV) për rinovimin dhe përfaqësimin e shoqërisë civile në këtë mekanizëm, njoftohet fillimi i procesit të zgjedhjes për:

Personat e prekur dhe/apo që jetojnë me sëmundjen

HIV/AIDS: 1

TB: 1

(Për këto dy grupe përfaqësimi, procesi i zgjedhjes do të ndodhë brenda rrjetit të personave drejpërsërdrejti të afektuar)

Organizatat përfaqësuese për MSM, PID (përdoruesit intravenozë të drogës) dhe PKS (punonjëset komerciale të seksit):  2

Organizatat e të Rinjve dhe/apo Grave: 1

Shoqatat e Profesionistëve: 2

Kriteret për Aplikim[1]

Organizata/Institucioni duhet:

  • Të jetë një entitet i ligjshëm, regjistruar në Gjykatë apo institucion tjetër relevant.
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë të deritanishe.
  • Të zotërojë dokumentacion përshkrues së operimit, që përfshin objektivat, antarësinë, mënyrën e qeverisjes, përzgjedhjen e oficerëve, etj.
  • Prova të funksionimit në mënyrë transparente dhe në respektim me ligjin (pagesa e taxave/tatimeve, deklaratat e auditorëve, etj.)
  • Është e dëshirueshme që të punojë dhe ketë eksperiencë në punën në komunitet, zhvillimin social, advokaci, në fushën e shëndetit, të jetë ose të ketë kapacitetin për t’u shtrirë gjeografikisht me anëtare dhe rrjete organizatash në Shqipëri.

Dokumentacioni për t’u dorëzuar

  1. Letra Prezantuese (modeli bashkangjitur)
  2. Regjistrimi i Institucionit në autoritetet përkatëse (për OJF Vendimi i Gjykatës)
  3. Statuti
  4. Vërtetimi i zyrës së Tatimeve për vitin e kaluar
  5. CV e institucionit
  6. Dokument që vërteton përzgjedhjen e dy individëve, kandidat për anëtar/e dhe zëvendësues/e të tij/saj nga organizmi qeverisës i institucionit (e.g. procesverbali i komitetit drejtues/bordi)
  7. Një deklaratë e institucionit që merr përsipër në vazhdimësi të përfaqësojë, zhvillojë dhe komunikojë me grupin përfaqësues (model bashkangjitur).

Dokumentacioni mund të dorëzohet në shqip apo anglisht, ose i kombinuar.

Lidhur me detaje mbi dokumentacionin apo procesin jeni të lutur të kontaktoni tek adresa: m.kola@ccm-albania.al

Dokumentacioni mund të dorëzohet online deri në date 17 Gusht 2018 tek adresa: m.kola@ccm-albania.al ose në një zarf të vulosur prane godines se ISHP, Rr. Aleksander Moisiu, Nr.80, Ndërtesa e QKEV (kati I dyte) ne dt. 16 Gusht 2018.

Një email konfirmues do të vijë me marrjen e dokumentacionit, tek email i shënuar në letrën prezantuese.

Në datën 16 Gusht 2018, prane ambjenteve te ISHP, Rr. Aleksander Moisiu, Nr.80, Ndërtesa e QKEV ora 11:00 zhvillohet një takim i hapur, në të cilin jeni të ftuar për të marrë informacion mbi MKV dhe procesin e zgjedhjeve

Procesi i zgjedhjes

Dokumentacioni do të shikohet nga Sekretariati i MKV dhe Komiteti i Rinovimit të Anëtarësisë së MKV nga data 21-24 Gusht 2018. Gjatë kësaj jave, në rast mungese të ndonjë dokumentacioni, sekretariati do të kontaktojë sërish me institucionet/organizatat. Në përfundim të këtij procesi, Komiteti i Rinovimit të Anëtarësisë do të shpallë kandidatët që plotësojnë kriteret dhe kanë paraqitur korrektësisht dokumentacionin e kërkuar (27-30 Gusht). Njoftimi mbi datën, vendin dhe detaje të procesit do të bëhet sërish përmes kontaktimit me email të institucioneve të cilat do të hyjnë në procesin e zgjedhjes.  Në këtë fazë, deklarata e konfliktit të interesit do t’ju kërkohet kandidatëve për anëtar/zëvendësues.

Procesi i zgjedhjes (3-4 Shtator) do të zhvillohet për secilin specifikë përfaqësimi përmes votimit të fshehtë (për shembull: të gjitha organizatat që kanë aplikuar për anëtarësinë përfaqësuese të të rinjve dhe grave, do të kenë mundësinë të zgjedhin mes tyre).  Në rast se paraqiten aq kandidatura sa vendet e përcaktuara, automatikisht institucioni/et përzgjidhet/n. Në rast se më shumë institucione kanë shprehur interes, do të zhvillohet procesi i votimit i drejtuar nga sekretariati dhe monitoruar nga Komiteti i Rinovimit të Anëtarësisë (një votë për veten dhe një votë për një nga institucionet e tjera të pranishme). Institucioni/et me votat më të shumta do të zgjidhen si përfaqësues/e në MKV. Për përfaqësimet me të drejtë për dy vende në MKV (për Grupet në Risk dhe Shoqatat Profesioniste), kur të dy të përzgjedhurit kanë konflikt interesi zgjedhjet do të duhet të përsëriten[2]. Po kështu do të ndodhë për të gjitha grupet në rast se ka barazim votash.

Kështu, institucioni i zgjedhur do të shpallet ditën e zgjedhjes, por njohja e procesit dhe rezultateve të zgjedhjes duhet të aprovohen nga MKV.

[1] Bazuar në artikullin 55 të Manualit të Politikave të MKV, aprovuar nga MKV në 16 Shkurt 2015

[2] Kriteri i Fondit Global “Jo me tepër se një anëtar brenda grupit përfaqësues duhet të jetë me konflikt interesi”

Deklaratë Përfaqësimi e Re
Letra Prezantuese
Manual Qeverises i MKV
MKV Shqiperi Konflikti i interesit