Home > Lajme dhe Njoftime > Zgjedhja e Perfaqesuesve te Shoqerise Civile ne Mekanizmin Koordinues per Vendin (MKV)

Në zbatim të manualit të Mekanizmit Koordinues Vendor (MKV) për rinovimin dhe përfaqësimin e shoqërisë civile në këtë mekanizëm, njoftohet fillimi i procesit të zgjedhjes për:

Personat e prekur dhe/apo që jetojnë me sëmundjen
HIV/AIDS: 1
TB: 1

(Për këto dy grupe përfaqësimi, procesi i zgjedhjes do të ndodhë brenda rrjetit të personave drejpërsërdrejti të afektuar)

Organizatat përfaqësuese për MSM, PID (përdoruesit intravenozë të drogës) dhe PKS (punonjëset komerciale të seksit): 2
Organizatat e të Rinjve dhe/apo Grave: 1
Institucionet Akademike Publike: 1
Shoqatat e Profesionistëve: 2

Kriteret për Aplikim
Kriteri i Fondit Global “Jo me tepër se një anëtar brenda grupit përfaqësues duhet të jetë me konflikt interesi”

Organizata/Institucioni duhet:

  • Të jetë një entitet i ligjshëm, regjistruar në Gjykatë apo institucion tjetër relevant.
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë të deritanishe.
  • Të zotërojë dokumentacion përshkrues së operimit, që përfshin objektivat, antarësinë, mënyrën e qeverisjes, përzgjedhjen e oficerëve, etj.
  • Prova të funksionimit në mënyrë transparente dhe në respektim me ligjin (pagesa e taxave/tatimeve, deklaratat e auditorëve, etj.)
  • Është e dëshirueshme që të punojë dhe ketë eksperiencë në punën në komunitet, zhvillimin social, advokaci, në fushën e shëndetit, të jetë ose të ketë kapacitetin për t’u shtrirë gjeografikisht me anëtare dhe rrjete organizatash në Shqipëri.

Komiteti i Rinovimit të Anëtarësisë së MKV
përcaktoi si të nevojshëm dokumentacionin e mëposhtëm për t’u plotësuar nga të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në proces.
(Komiteti i përzgjedhur nga MKV në mbledhjen e datës 16.02.2015. Takimi i komitetit në datë 13.03.2015.)

Dokumentacioni për t’u dorëzuar

1. Letra Prezantuese (modeli bashkangjitur)
2. Regjistrimi i Institucionit në autoritetet përkatëse (për OJF Vendimi i Gjykatës)
3. Statuti
4. Vërtetimi i zyrës së Tatimeve për vitin e kaluar
5. CV e institucionit
6. Dokument që vërteton përzgjedhjen e dy individëve, kandidat për anëtar/e dhe zëvendësues/e të tij/saj nga organizmi qeverisës i institucionit (e.g. procesverbali i komitetit drejtues/bordi)
7. Një deklaratë e institucionit që merr përsipër në vazhdimësi të përfaqësojë, zhvillojë dhe komunikojë me grupin përfaqësues (model bashkangjitur).

Dokumentacioni mund të dorëzohet në shqip apo anglisht, ose i kombinuar.

Lidhur me detaje mbi dokumentacionin apo procesin jeni të lutur të kontaktoni tek adresa: m.kola@ccm-albania.al

Një takim orientues dhe informues mbi MKV dhe procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të shoqërisë civile do të mbahet ditën e Premte, datë 27 Mars 2015, në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë, ora 12:00.

Dokumentacioni mund të dorëzohet online deri në datë 31 Mars 2015 tek adresa: m.kola@ccm-albania.al ose në një zarf të vulosur tek zyrat e ISHP, Rr. Aleksander Moisiu, Nr.80, Ndërtesa e QKEV.

Një email konfirmues do të vijë me marrjen e dokumentacionit, tek email i shënuar në letrën prezantuese.

Procesi i zgjedhjes
Dokumentacioni do të shikohet nga Sekretariati i MKV dhe Komiteti i Rinovimit të Anëtarësisë së MKV nga data 1-6 Prill 2015. Gjatë kësaj jave, në rast mungese të ndonjë dokumentacioni, sekretariati do të kontaktojë sërish me institucionet/organizatat. Në përfundim të këtij procesi, Komiteti i Rinovimit të Anëtarësisë do të shpallë kandidatët që plotësojnë kriteret dhe kanë paraqitur korrektësisht dokumentacionin e kërkuar (7-15 Prill). Njoftimi mbi datën, vendin dhe detaje të procesit do të bëhet sërish në website të MKV-së dhe përmes kontaktimit me email të institucioneve të cilat do të hyjnë në procesin e zgjedhjes. Në këtë fazë, deklarata e konfliktit të interesit do t’ju kërkohet kandidatëve për anëtar/zëvendësues.

Procesi i zgjedhjes (16 – 17 Prill) do të zhvillohet për secilin specifikë përfaqësimi përmes votimit të fshehtë (për shembull: të gjitha organizatat që kanë aplikuar për anëtarësinë përfaqësuese të të rinjve dhe grave, do të kenë mundësinë të zgjedhin mes tyre). Në rast se paraqiten aq kandidatura sa vendet e përcaktuara, automatikisht institucioni/et përzgjidhet/n. Në rast se më shumë institucione kanë shprehur interes, do të zhvillohet procesi i votimit i drejtuar nga sekretariati dhe monitoruar nga Komiteti i Rinovimit të Anëtarësisë (një votë për veten dhe një votë për një nga institucionet e tjera të pranishme). Institucioni/et me votat më të shumta do të zgjidhen si përfaqësues/e në MKV. Për përfaqësimet me të drejtë për dy vende në MKV (për Grupet në Risk dhe Shoqatat Profesioniste), kur të dy të përzgjedhurit kanë konflikt interesi zgjedhjet do të duhet të përsëriten1 barazim votash.

Kështu, institucioni i zgjedhur do të shpallet ditën e zgjedhjes, por njohja e procesit dhe rezultateve të zgjedhjes duhet të aprovohen nga MKV.

Dokumentat:
Deklaratë Përfaqësimi
Letra Prezantuese
Manual Qeverises i MKV