Home > Lajme dhe Njoftime > KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI PËR Shërbimin e konsulencës

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
PËR

Shërbimin e konsulencës “Hartimi i planit strategjik të komunikimit per HIV/AIDS dhe TB”

NJËSIA E MENAXHIMIT TË PROGRAMIT

“Përshkallëzimi dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së përgjigjes kombëtare ndaj HIV/SIDA-s”

Granti ALB C-MoH No 1433

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po zbaton Programin e Fondit Global për AIDS, Tuberkulosit dhe Malarie, GFATM. Programi i Fondit Global në Shqipëri mbështet aktivitetet në fushat e parandalimit të HIV dhe TB, për forcimin e sistemit shëndetësor në të gjitha nivelet, rritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve dhe ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme për mbështetjen e aktiviteteve në të ardhmen. Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Njësisë së Menaxhimit të Programit fton të gjithë organizatat jofitimprurëse të interesuar për të shprehur interesin për shërbimin e konsulencës “Hartimi i planit strategjik të komunikimit per HIV/AIDS dhe TB”

Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve të kërkuara: 02.10.2019

Kohëzgjatja e shërbimit: 45 ditë pas lidhjes së kontratës

Dokumentet e nevojshme të dorëzohen dorazi në adresën Rr Naim Frasheri Nr 57 Tiranë deri në datën 02.10.2019 orari zyrtar ora 16:30 me titull aplikimi “Shërbim konsulence per “Hartimi i planit strategjik të komunikimit per HIV/AIDS dhe TB”.

Për cdo informacion shtesë kontaktoni në email: globalfund.albania@gmail.com

Lista e dokumenteve

Termat e referencës për shërbimin e kërkuar_Plani strategjik i komunikimit HIV/AIDS&TB (shkarko)
Aneksi 1_ Forma e shprehjes së interesit (shkarko)
Aneksi 2_Dokumentacioni i kërkuar (shkarko)
Kriteret për përzgjedhjen e organizatës jofitimpruëse (shkarko)
Forma e deklarimit për konfliktin e interesave (shkarko)
Formular vetedeklarimi (shkarko)