Historiku
Gjatë vitit 2003, u krijua një komitet ndërministror për HIV/AIDS, me synimin fuqizimin e punës politike për luftën kundër HIV/AIDS. Mekanizmi Kombëtar Koordinues (MKK) është organi kombëtar bashkërendues i krijuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë, me pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve strategjikë dhe të palëve të interesuara. Institucionet e tjera qeveritare si Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe struktura të tjera shtetërore kanë hartuar programe në lidhje me HIV/AIDS, por kontributi i tyre mund të themi se është inekzistent dhe atyre u mungon nisma e pavarur. Këto institucione janë mbështetur në nismat e marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat e tjera shëndetësore.
Ne vitin 2004, u krijua Mekanizmi Koordinues per Vendin (MKV) per te koordinuar nderhyrjet qe pengojne perhapjen e HIV/AIDS dhe Tuberkulozit ne bashkepunim me shoqerine civile. Ky mekanizem beri te mundur te paraqiteshin propozimet prane Fondit Global per programet e HIV/AIDS dhe TB.
Fondi Global është një partner global unik publik dhe privat që i dedikohet Luftës Kundër AIDS, Tuberkulozit, Malaries dhe forcimit te sistemit shendetesor, duke bashkuar burime kombëtare dhe ndërkombëtare për parandalimin dhe trajtimin e tyre.
Mekanizmi Koordinues i Vendit (MKV) të Republikës së Shqipërisë, është përgjegjës për koordinimin e procesit të aplikimit për financim nëpërmjet një procesi transparent e të dokumentuar, që angazhon një masë të gjërë të pëfaqësuesve të grupeve të interesit dhe që përfshin anëtarët dhe jo anëtarët të MKV-s – në rishikimin, vlerësimin dhe hartimin e aktiviteteve që do të përfshihen në aplikim.
Termat e references per funksionimin e mekanizmit bazohen ne strukturat dhe praktiken ekzistuese dhe kane per qellim zbatimin e udhezimeve te Fondit Global ne kohe dhe menyre te strukturuar.