Home > Ligjet dhe Strategjite
Ligjet dhe Strategjite

Hartimi dhe zbatim i ligjeve dhe akteve nënligjore është bërë vazhdimisht në përshtatje me situatën epidemiologjike të HIV/AIDS-it, si dhe me zhvillimin ekonomiko-social të vendit. Ligji “Për parandalimin e përhapjes së infeksionit HIV/AIDS në Republikën e Shqipërisë” është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2000. Zbatimi i tij në praktikë si dhe përvoja përkatëse në vend dhe jashtë tij nxorën në pah nevojën për rishikimin e këtij ligji pasi lufta kundër infeksionit HIV/AIDS dhe evidentimi dhe parandalimi i HIV/AIDS-it ndryshonte vrullshëm. Nevoja për ndryshime në Ligjin e mëparshëm të HIV/AIDS-it të miratuar që në vitin 2000, lindi si një përgjigje e unifikuar ndaj epidemisë nëpërmjet një angazhimi të fuqishëm politik, avokatisë, programeve publike si dhe një strukture ligjore të detajuar dhe të qartë.

Për shkak të nevojave që ndryshonin me shpejtësi, MSH dhe ISHP përgatitën dhe hartuan një ligj të ri për HIV/AIDS-in në Shqipëri: Ligji nr. 9952, datë 14.7.2008,”Për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS -it”, i cili u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë, shpallur me dekretin nr. 5830, datë 29.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ligji trajton aspektet juridike më të rëndësishme të HIV/AIDS, përfshirë diskriminimin, të drejtën për mbajtjen e vendit të punës, dhënien e pëlqimit për marrjen e informacioneve, ruajtjen e informacionit të rezervuar, shikimin e lirë të informacionit dhe mundësinë për trajtim falas, krijimin e “vendeve të sigurta” ku njerëzit të kenë mundësi të marrin trajtim që u shpëton jetën, si edhe një mekanizëm për ankesat. Ligji parashikon të drejtën për trajtim dhe kujdes dhe ai parashikon edhe mundësitë për punë kërkimore-shkencore të re në fushën e HIV/AIDS. Ky ligj vendos rregullat për parandalimin dhe kontrollin në marrjen e masave për HIV/AIDS-in, kujdesin, trajtimin dhe mbështetjen për personat që jetojnë me HIV/AIDS.

Krahas Ligjit të kontrollit dhe parandalimit të HIV/AIDS-it, lindi si domosdoshmwri ndryshimi i Strategjisë Kombëtare për Kontrollin e HIV/AIDS-it. Mbështetur në situatën epidemiologjike në Shqipëri, analizën e përgjigjes kombwtare, përparimet e arritura dhe përvojën e përgjithshme të sektorit të shëndetësisë, prioritetet e u hartua SKPKHA-së për periudhën 2009-2014. Ministria e Shwndetwsisw dhe ISHP janw nw proces tw hartimit dhe miratimit tw SKPKHA pwr vitet 2015-2019.

Dokumentat
Kerkesat e legjimitetit te MKV

Ekzistojne 6 kerkesa te pranueshmerise te cilat MKV duhet ti plotesoje ne menyre qe te jete e pranueshme dhe legjitime per te aplikuar per fondet e Global Fund.

  1. Kerkesa Nr 1: Proces transparent dhe gjitheperfshires ne zhvillimin e concept notes ;
  2. Kerkesa Nr 2: Proces transparent dhe I hapur I perzgjedhjes se perfituesit kryesor te fondeve;
  3. Kerkesa Nr 3: Implementim i Planit Mbikqyrjes;
  4. Kerkesa Nr 4: Anetaresimi ne CCM I grupeve te riskut, perfshire dhe komunitetin e personave qe jetojne me HIV/AIDS dhe TB;
  5. Kerkesa Nr 5: Dokumentimi I sakte I perzgjedhjes se perfaqesuesve te shoqerise civile ;
  6. Kerkesa Nr 6: Menaxhimi I konflikit te interest per anetaret e MKV.

Referuar ketyre kriteve, per me teper informacion, vizitoni linkun e CCM Guidelines and Requirements