Home > Bashkëpunëtorët

Krijimi i bashkëpunimit me partnerë strategjike për organizimit e punës për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së HIV/AIDS, si një problem ndërsektorial ka kaluar në një proces të gjatë duke filluar nga identifikimi, krijimi dhe bashkëveprimi me të gjithë partnerët të institucioneve shtetërore, joqeveritare dhe ndërkombëtare .

Partnerët strategjik që janë edhe anëtarë të Mekanizmit Koordinues Kombëtar:

Institucionet shteterore
  1. Partnerë strategjik nga strukturat politikë-bërëse
    • Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
    • Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinise
    • Ministria e Kulturës
    • Ministria e Drejtësisë/ Drejtoria e Pergjitheshme e Burgjeve
    • Ministria e Brendshme
    • Ministria e Financave
    • Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi
  2. Partnerë strategjik nga struktura të tjera shtetërore në nivel teknik
    • Universiteti i Mjekësisë/ Fakulteti i Shendetit Publik
    • Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”
    • Fakulteti i Shkencave Sociale
    • Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut
    • Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
    • Qendra e Toksikologjisë në Spitalin Qendror Universitar të Ushtrisë
    • Drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethe
    • Instituti i Studimeve Pedagogjike
    • Organet e tjera të pushtetit vendor në të gjithë vendin
    • Spitali Universitar Rajonal i Tiranës

Partnerë strategjik nga organizatat ndërkombëtare

  • Organizata Botërore e Shëndetësisë
  • Banka Botërore
  • Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP)
  • Programi për Fëmijët i Kombeve të Bashkuara (UNICEF)
  • Programi për Popullsinë i Kombeve të Bashkuara (UNFPA)
  • Programi për Kontrollin e Drogave i Kombeve të Bashkuara (UNDCP)
  • Komisionari i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara (UNHCR)
  • Programi për Ndihmën Ndërkombëtare i SHBA-ve (USAID)
  • Ambasada e Frances
Institucionet joqeveritare
Fondi Global nepermjet projektit te tij aktual ne Shqiperi, mbeshtet 12 OJF e meposhteme qe ofrojne sherbime ne drejtim te parandalimit te HIV dhe TBC ne popullatat kyce, nderkohe qe ka edhe shumë të tjera të cilat punojne ne promovimin e shendetit duke ofruar aktivitete ne parandalimin e HIV dhe TBC.
Stop AIDS dhe Aksion Plus zbatojnë programe të zvogëlimit të dëmit për përdoruesit e drogave në Tiranë, përkatësisht ne programin e shkembimit te shiringave (Tirane, Durres, Elbasan, Korce dhe Vlore) dhe programin e terapise mbajtëse me metadon (Tirane, Durres, Elbasan, Shkoder, Korce, Berat, Fier, Vlore dhe Sarande). Stop AIDS punon gjithshtu edhe ne programin e parandalimit te HIV tek te burgosurit .
NAPH dhe QSHMK punojnë me komunitetet rome në Tiranë, Durrës, Pogradec, Korce, Berat dhe Kuçovë ne drejtim te parandalimit te HIV dhe Tuberkulozit.
Shoqatat  ALGA dhe ALGBT punojne ne programet e parandalimit te HIV ne komunitetet e MSM-ve ne Tirane, Durres, Elbasan, Vlore dhe Korçe.
Organizata e personave që jetojnë me HIV/AIDS  (PLWHA) ka qenë aktive në trajtimin e nevojave të personave që jetojnë me HIV/AIDS.
Gjithashtu edhe Shoqata Shqiptare e Infektologjise (SHSHI) punon per trajnimin e personelit shendetesor ne lidhje me trajtimin dhe kujdesin e PLWHA , por edhe në mbështetje të nevojave psiko-sociale te personave që jetojnë me HIV/AIDS.
QSSH punon ne edukimin e komunitetit per parandalimin e TB si edhe per trajnimin e personelit shendetesor per kontrollin dhe parandalimin e Tuberkulozit.
SECID punon ne drejtim te parandalimit te transmetimit te HIV nga nena tek femija.
Open doors dhe Aksion Plus  punojne ne programin e parandalimit te HIV tek punetoret e seksit.
IP3 eshte e fokusuar ne fuqizimin e kapaciteteve te OJF-ve per te perfituar grante nga fondet publike, pas perfundimit te mbeshtetjes nga FG
Përfaqësues të OJQ-ve kanë organizuar veprimtari Informuese-Edukuese-Komunikuese  të orientuara kryesisht ndaj të rinjve duke përdorur një larmi metodash përfshirë emisione në radio dhe televizion, botime, fletëpalosje, broshura dhe postera, seminare dhe konferenca, ekspozita pikture dhe konkurse, rrjete sociale etj.

Përfshirja e OJQ-ve ka qenë e ndjeshme në veprimtari të organizuara në kuadër të Ditës Botërore të Luftës Kundër AIDS).

Partnerë strategjik nga organizatat joqeveritare

  • Aksion Plus
  • Stop AIDS
  • ACPD
  • Shoqata Shqiptare e PJHA
  • ALGA
  • ALGBT
  • QSHMK
  • NAPH
  • Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania)
  • Epoka e re
  • Open Doors
  • Qendra e studimeve per shendetin (QSSH)
  • SECID
  • IP3
  • ACA
  • NESMARK
  • Unioni per Zhvillim dhe Integrim të Minoritetit Rom në Shqipëri “Amaro-Drom”
  • NAE (Shoqata Kombetare e Epidemiologeve).
  • VATRA etj.