Home > Evente dhe Fushata > Aktivitete ne kuader te 24 Mars 2023, Ditës Botërore të Tuberkulozit

Duke qënë që 24 Marsi 2023 shënon Ditën Botërore të Tuberkulozit, Njësia e Menaxhimit të Programit të Fondit Global mbështeti Programin Kombëtar të TB në ISHP, si dhe Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në organizimin e Konferencës së Ditës Botërore të Tuberkulozit më datë 25 Mars 2023, me temë “Sigurimi i Aksesit Universal ndaj Shërbimeve të TB në Shqipëri”, në bashkëpunim dhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri.

Pjesëmarrësit në konferencë ishin  mjekët e familjes nga parësori, pneumologë të dispanserive dhe të spitaleve të rretheve, epidemiologë, mjekë laboratori si edhe ekspertë të shëndetit publik

Konferenca u zhvillua në datën 25 Mars 2023 , në hotelin “Xheko Imperial”, Tiranë

 

Tema e Ditës Botërore të TB 2023 – Po! Mund t’i japim fund TB-së! – synon të frymëzojë shpresë dhe të inkurajojë nivelet e larta , rritjen e investimeve, pranimin më të shpejtë të rekomandimeve të reja të OBSH-së, miratimin e inovacioneve, veprimin e përshpejtuar dhe bashkëpunimin multisektorial për të luftuar epideminë e TB.

TB shkaktohet nga bakteret (Mycobacterium tuberculosis) dhe më së shpeshti prek mushkëritë. TB-ja përhapet përmes ajrit kur njerëzit me tuberkuloz të mushkërive kolliten, teshtijnë ose pështyjnë. Një person duhet të thithë vetëm disa mikrobe që të infektohet.

Çdo vit, 10 milionë njerëz sëmuren nga tuberkulozi (TB). Pavarësisht se është një sëmundje e parandalueshme dhe e shërueshme, 1.5 milionë njerëz vdesin nga tuberkulozi çdo vit – duke e bërë atë vrasësin më të madh infektiv në botë.

TB është vrasësi i dytë infektiv pas COVID-19 dhe i 13-ti kryesor shkaku i vdekjes në mbarë botën. TB  eshte  gjithashtu vrasësi kryesor i personave  me HIV dhe një shkak kryesor i vdekjeve të lidhura me rezistencën antimikrobike.

Shqipëria edhe gjatë vitit 2022 bazuar në numrin  e rasteve të reja me TB  konsiderohet si vënd më incidencë të ulët (10.5 raste të reja për 100,000 banorë),

Disa nga Arritjet e Programit të Tuberkulozit  në vend ne saj t embeshtetjes se Ministrise se Shnedetesise dhe Mbrojtjes Sociale ne bashkepnim me Projektin e Fondit Global jane :

  • Sigurimi i qëndrueshëm i medikamenteve të TB
  • Përmirësimi i diagnozës bakteriologjike të TB.
  • Forcimi i shërbimeve laboratorike në rrethe për kontrollin e tuberkulozit.
  • Investime në Laboratorin e Referencës në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi

Qeveria siguron  mbështetje të rëndësishme në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës per Laboratori Kombëtar te  ReferencësTB  me   sigurimin e pajisjeve dhe furnizimeve, asistencës teknike, ngritjes së kapaciteteve dhe sigurimit të cilësisë

Qasja universale në diagnostikim e trajtimin e të gjitha formave të TB, përfshirë MDR-TB/XDR-TB, mbështetur  në planin e vepritmit të TB 2020-2025

Gjatë takimit u shpërdanë fletëpalosje, postera, spilla, me logon e  Ditës Botërore të TB “ Po! Ne mundemi ta luftojmë TB”  

Printimi i materialeve komunikuese si: postera, fletëpalosje, spila, rrollbaner dhe dreka për pjesëmarrësit u mbështetën në koordinim edhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri.