Home > HIV / AIDS
HIV/AIDS

Shqipëria vazhdon të mbetet një vend me prevalencë të ulët dhe kërkon t’i japë një përgjigje të plotë kombëtare situatës së HIV/AIDS-it, përmes mobilizimit të sektorëve publik dhe privatë dhe shoqërisë civile, për të trajtuar problemet dhe prekshmërinë e të gjithë sektorëve të komunitetit që vjen si rezultat i kësaj epidemie. Në vendin tonë studimet e para për HIV/AIDS-it kanë filluar në vitin 1988. Në këto studime u përfshinë për t’u ekzaminuar persona e grupe personash më me risk të asaj periudhe si : persona që udhëtonin jashtë shtetit, persona të politransfuzuar, persona me sëmundje seksualisht të transmetueshme si dhe ata me sëmundje infektive kronike. Rasti i parë i konfirmuar si i infektuar me virusin HIV në Shqipëri është në Maj të vitit 1993. Që nga zbulimi i rastit të parë të diagnostikuar me HIV, rastet në Shqipëri kanë ardhur duke u shtuar në vite.

Programi Kombëtar për Parandalimin dhe Kontrollin e HIV/AIDS është krijuar pranë ISHP-së, nga Ministria e Shëndetësisë në muajin gusht 1987. Ky program ka për synim krijimin e një programi të plotë, të organizuar dhe të mbështetur në informacione shkencore, për parandalimin dhe mbajtjen në kontroll të HIV/AIDS. PROGRAMI është qendra kombëtare e studimit-kërkimit-trajnimit-referencës-ekspertizës-operativitetit në fushën e shëndetit publik për kontrollin e HIV/AIDS/IST. PROGRAMI e ushtron aktivitetin e vet në kahët e mësipërme në bazë të planeve përkatëse afat-mesme e afat-shkurtra të përpiluara prej tij dhe miratuara nga Drejtoria dhe Këshilli Shkencor i ISHP, konform zbatimit të ligjeve/akteve nënligjore/urdhëresave përkatëse të Ministrisë së Shëndetësisë në fushën e kontrollit dhe parandalimit. PROGRAMI e ushtron aktivitetin e vet në bashkëpunim të ngushtë me Departamentet e tjera të ISHP dhe me Shërbimet Epidemiologjike (përfshirë Laboratorët Mikrobiologjike të Shëndetit Publik) të Rretheve të cilat merren me survejancën e HIV/AIDS/IST.

PROGRAMI është qendra kombëtare e referencës në lidhje me parandalimin, diagnostikimin, këshillimin dhe mbështetjen psikosociale të personave që jetojnë me HIV/AIDS

Dokumentat