1 Dhjetori shënon Ditën Botërore të HIV-AIDS dhe një fjongo e kuqe do të jetë simboli i solidaritetit të të gjithë atyre që do të përfshihen në fushatën e ndërgjegjësimit.
Aktivitete tme rastin e 1 Dhjetorit janë përqëndruar këtë radhë në qytetin e Shkodrës, ku Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj sëbashku me UNFPA-në do të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara me këtë rast, që do të fillojnë në orën 13:00 tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës të Universitetit të Shkodrës.
Ne Shkoder do të mbahet edhe ecja ndërgjegjësuese deri në fillim të pedonales së qytetit, ndersa në zonën përpara Bashkisë Shkodër, aktivistë dhe përfaqësuesë të shoqërisë civile do të formojnë fjongon e kuqe, – simbolin e solidaritetit dhe ndërgjegjësimit për parandalim in e HIV/AIDS – si kombinim mozaiku njerëzor.
Gjithashtu, do të organizohet edhe një ndeshje futbolli ndërgjegjësuese ndërmjet aktivistëve.