Home > Uncategorized > KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

PËR

shërbimin e konsulencës “Koordinimi dhe bashkëpunimi i shoqërisë civile dhe institucioneve publike në nivel lokal

NJËSIA E MENAXHIMIT TË PROGRAMIT

“Përshkallëzimi dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së përgjigjes kombëtare ndaj HIV/SIDA-s”

Granti ALB C-MoH  No 1433

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  po zbaton Programin e Fondit Global për AIDS, Tuberkulosit  dhe Malarie, GFATM. Programi i Fondit Global në Shqipëri mbështet aktivitetet në fushat e parandalimit të HIV dhe TB, për forcimin e sistemit shëndetësor në të gjitha nivelet, rritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve dhe ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme për mbështetjen e aktiviteteve në të ardhmen. Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet  Njësisë së Menaxhimit të Programit fton të gjithë organizatat jofitimprurëse të interesuar për të shprehur interesin për shërbimin e konsulencës “Koordinimi i bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe institucioneve publike në nivel lokal

Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve të kërkuara: 26.03.2019

Kohëzgjatja e shërbimit: deri ne 31 dhjetor 2019.

Dokumentet e nevojshme të dorëzohen dorazi në adresën:

Njësia e Menaxhimit të Programit, Rr Naim Frasheri Nr 57 Tiranë

deri në datë:  

26.03.2019  orari zyrtar ora 16:30

me titull aplikimi  “Shërbim konsulence per Koordinimin e bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe institucioneve publike në nivel lokal për programin e Fondit Global në Shqipëri”

Për cdo informacion shtesë kontaktoni  në email: 

globalfund.albania@gmail.com

:Lista e dokumenteve

Termat e referencës për shërbimin e kërkuar_ Koordinimi e bashkëpunimi (shkarko)

Aneksi 1_ Forma e shprehjes së interesit (shkarko)

Aneksi 2_Dokumentacioni i kërkuar (shkarko)

Kriteret për përzgjedhjen e organizatës jofitimpruëse (shkarko)

Forma e deklarimit për konfliktin e interesave (shkarko)

Formular Vetëdeklarimi për zbatimin e ligjit 138-2016 (shkarko)