Home > Evente dhe Fushata > Raport per Diten Boterore te TB 24 Mars 2022

Dita Botërore e Tuberkulozës përkujtohet çdo vit për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me shëndetin, pasojat sociale dhe ekonomike të tuberkulozit, dhe për të rritur përpjekjet për t’i dhënë fund epidemisë globale të tuberkulozit. Data shënon ditën në 1882 kur Dr. Robert Koch njoftoi se ai kishte zbuluar bakterin që shkakton tuberkulozin, i cili hapi rrugën drejt diagnostikimit dhe shërimit të kësaj sëmundjeje.

Një total prej 1.5 milion njerëz vdiqën nga TB në 2020 (duke përfshirë 214 000 njerëz me HIV). Në mbarë botën, TB është shkaku i 13-të kryesor i vdekjeve dhe vrasësi i dytë kryesor infektiv pas COVID-19 (mbi HIV/AIDS).

Tema e Ditës Botërore të TB 2022 – “ INVESTO TB , SHPETO JETE”- tregon rendesine qe duhet ti kushtojne TB,  për të zbatuar te gjitha angazhimet për t’i dhënë fund TB të bëra nga udhëheqësit globalë.

Kush është më i rrezikuar?

Tuberkulozi prek kryesisht të rriturit në vitet e tyre më produktive. Megjithatë, të gjitha grupmoshat janë në rrezik. Mbi 95% e rasteve dhe vdekjeve janë në vendet në zhvillim.

 

Njerëzit që janë të infektuar me HIV kanë 18 herë më shumë gjasa të zhvillojnë TB aktive. Rreziku i tuberkulozit aktiv është gjithashtu më i madh tek personat që vuajnë nga sëmundje të tjera që dëmtojnë sistemin imunitar. Njerëzit me kequshqyerje janë 3 herë më të rrezikuar. Në nivel global në vitin 2020, pati 1.9 milionë raste të reja me TB që i atribuoheshin kequshqyerjes.

 

Çrregullimi i përdorimit të alkoolit dhe pirja e duhanit rrisin rrezikun e sëmundjes së TB-së me një faktor përkatësisht 3,3 dhe 1,6. Në vitin 2020, 0.74 milionë raste të reja me TB në mbarë botën i atribuoheshin çrregullimit të përdorimit të alkoolit dhe 0.73 milionë i atribuoheshin pirjes së duhanit.

Simptomat dhe diagnoza

Simptomat e zakonshme të tuberkulozit aktiv të mushkërive janë kolla me pështymë dhe gjak nganjëherë, dhimbje gjoksi, dobësi, humbje peshe, ethe dhe djersitje gjatë natës. OBSH rekomandon përdorimin e testeve të shpejta diagnostike molekulare si test fillestar diagnostik në të gjithë personat me shenja dhe simptoma të TB-së pasi ato kanë saktësi të lartë diagnostikuese dhe do të çojnë në përmirësime të mëdha në zbulimin e hershëm të TB-së dhe TB-së rezistente ndaj barnave. Testet e shpejta të rekomanduara nga OBSH janë analizat Xpert MTB/RIF Ultra

Diagnostifikimi i formave të tuberkulozit rezistent ndaj shumë barnave dhe i formave të tjera rezistente si dhe TB-së së lidhur me HIV mund të jetë kompleks dhe i shtrenjtë.

 

Tuberkulozi është veçanërisht i vështirë për t’u diagnostikuar tek fëmijët.

Pacientët me tuberkuloz duhet të marrin masat paraprake të këshilluara nga stafi shëndetësor për t’u mbrojtur nga COVID-19 dhe të vazhdojnë trajtimin e tyre sipas rekomandimeve të mjekut.

Stafi shëndetësor duhet të bashkëpunojmë me anetarë të komunitetit sepse ata mund të jenë një burim informacioni shumë i mirë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit, për zbulimin e hershëm të  sëmundjeve në komunitet, sjellin informacion shëndetësor pranë komunitetit të tyre si dhe ndihmojnë  në realizimin e programeve të tilla si fushata  e vaksinimi mes grupeve vulnerabël.

Rritja e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimi për të luftuar stigmën dhe diskriminimin si dhe frikën rreth sëmundjeve ngjitëse siTB dhe  COVID 19 një rol shumë të rëndësishëm luan dhe shoqëria civile që mund të operoj në këto rrethe..

Stafi shendetesor duhet ti dëgjoj dhe ti inkurajojë  pacientët me tuberkuloz dhe familjet e tyre. Kujdesi ambulator dhe i bazuar në komunitet me në qendër pacientin duhet të preferohet fuqimisht, sepse trajtimi spitalor për pacientët me tuberkuloz do te vij drejt reduktimit dhe pacientët me TB do të trajtohen ambulatorisht.

Ne daten 24 Mars u organizua nje takim me perfaqesues nga Spitali Universitar “ Sheqfetr Ndroqi” dhe nga Insituti I shendetit Publik ku u diskutua mbi impaktin e pandemsie se COVID -19 si dhe  per perforcimin e sistemit te transportit te msotrave nga qendrat shendetesore dhe Dispanserite e rrehteve ne Laboratorin e references se TB.

Fjalen e hapjes e mori Drejtoresha e spitalit SUSHM Prof.Silva Bala  e cila ne radhe te par e falenderoi gjithe koleget per punen e veshtire te kryer ne keto dy pandemie . Ajo shprehu qarte dhe rolin e TB ne sherbimin Paresor ku tashem ka filluar procesi i implementitmit

Ne takim e mori fjalen dhe Prof,Hasan Hafizi  shef i klinikes pneumologjike ku shpreu qarte gjithe problematikat e hasuar gjate  pandemise COVID -19 si dhe rolin qe kane luajtur pneumologet dhe gjithe stafi shendetesor dhe rendesine e ketij takimi rreth diskutimit per TB

Drejtoresha e ISHP Dr.Eugena Tomini theksoi rendesine dhe vemendjen qe duhet te kemi ndaj semundjes se TB dhe rritjes se bashkepunimit nderinstitucional per nje kontroll sa me te mire dhe cilesor per kontrollin e TB ne komunitet.

Menaxherja e Fondit Global Znj.Enida Xhumari cilesoi se TB eshte mbeshtetur  nga MSHMS ne saj dhe te kontributit te projektit te FOndit Global duke fuqizuar Laboratorin e References e TB, me aparatura dhe me reagente per diagnostikimin e TB ne standartet Boteror. Gjthashty ajo theski se  nje rol mbeshtetes do te kete dhe ne lidhje me forcimin e transportit te sputumit ku gama e testimit per Tb te jete ne rang vendi dhe te zbulojme sa me heret TB.

Gjithashty u paraqit nga koordinatroja e TB Dr.Donika Mema situata epidemiologjike e TB per vitin 2021 ku u vu re ne renie e theksuar e rasteve me TB per shkak te pandemsie COVID -19. Përfaqësuesi i zyrës së WHO. Dr Artan Mesi cilësi mbështetjen e madhe që WHO ka dhënë në fushën e TB me asistencën teknike të ekspertëve ndërkombëtar por dhe me hartimin e udhezueseve të TB në dobi për gjithë personelin mjekësor në kontrollin e TB. WHO  është një mbështetje gjithashtu dhe për implementimin e Tb në Shërbimin parësor.

Gjate vitit 2021 jane raportuar 269  raste me TB

Programin e Kombetar te TB komunikon dhe ju dergon rekomandime here pas here per menaxhimin e situates se  kontrollit te TB

Ka bashkepunuar  me Laboratorin e References se TB ,Spitalin Universitar “ SHefqet Ndroqi” si dhe me spitalet rajonale ku trajtohen paciente me TB ,ku vihety re se kan  nje renise t enumrit te testimeve laboratorike

Ka bashkepunaur me  me sherbimin pediatric dhe me sherbimin infektiv per nje menaxhim sa me te mire te pacienteve  me TB femije dhe pacienteve HIV/TB.

Ka kordinuar survejancës epidemiologjike të TB që nënkupton , analizën dhe interpretimin e të dhënave të të gjitha rasteve me  TB ne spitalet ku trajtohen keta paciente si dhe ne dispanserite e rretheve

Rekomandimet 

  • Bashkëpunim i fortë ndërmjet shërbimeve shëndetësore, dhe programin e kontrollit TB
  • Edukim i mirë i pacientëve me tuberkuloz dhe familjeve të tyre
  • Trajnim i mirë i mbështetësve të komunitetit dhe stafin shëndetesor
  • Forcimi i sitemit te transporti te sputumit
  • Mbikëqyrje e fortë e ofruar nga stafi i programit të TB për mbështetësit e komunitetit
  • Përdorimi i teknologjive dixhitale të shëndetit duhet të intensifikohet për të mbështetur pacientët dhe programet përmes përmirësimit të komunikimit, këshillimit, kujdesit dhe menaxhimit të informacionit.
  • Krijimi i një dialog i vazhdueshëm ndërmjet Programit Kombëtar të Tuberkulozit (NTP), OJQ-ve në parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit të TB-së është një   nga mënyrat më efektive për një shërbim sa më cilësor për kontrollin e TB

Gjithashty jane zhvillur dhe aktivitete ne dispanserit e rretheve.