
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
PËR
shërbimin e konsulencës “Koordinimi dhe bashkëpunimi i shoqërisë civile dhe institucioneve publike në nivel lokal”
NJËSIA E MENAXHIMIT TË PROGRAMIT
“Përshkallëzimi dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së përgjigjes kombëtare ndaj HIV/SIDA-s”
Granti ALB C-MoH No 1433
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po zbaton Programin e Fondit Global për AIDS, Tuberkulosit dhe Malarie, GFATM. Programi i Fondit Global në Shqipëri mbështet aktivitetet në fushat e parandalimit të HIV dhe TB, për forcimin e sistemit shëndetësor në të gjitha nivelet, rritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve dhe ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme për mbështetjen e aktiviteteve në të ardhmen. Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Njësisë së Menaxhimit të Programit fton të gjithë organizatat jofitimprurëse të interesuar për të shprehur interesin për shërbimin e konsulencës “Koordinimi i bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe institucioneve publike në nivel lokal”
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve të kërkuara: 26.03.2019
Kohëzgjatja e shërbimit: deri ne 31 dhjetor 2019.
Dokumentet e nevojshme të dorëzohen dorazi në adresën:
Njësia e Menaxhimit të Programit, Rr Naim Frasheri Nr 57 Tiranë
deri në datë:
26.03.2019 orari zyrtar ora 16:30
me titull aplikimi “Shërbim konsulence per Koordinimin e bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe institucioneve publike në nivel lokal për programin e Fondit Global në Shqipëri”
Për cdo informacion shtesë kontaktoni në email:
:Lista e dokumenteve
Termat e referencës për shërbimin e kërkuar_ Koordinimi e bashkëpunimi (shkarko)
Aneksi 1_ Forma e shprehjes së interesit (shkarko)
Aneksi 2_Dokumentacioni i kërkuar (shkarko)
Kriteret për përzgjedhjen e organizatës jofitimpruëse (shkarko)
Forma e deklarimit për konfliktin e interesave (shkarko)
Formular Vetëdeklarimi për zbatimin e ligjit 138-2016 (shkarko)