KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
PËR
Shërbimin e konsulencës part-time për “Mbështetjen e MKV-s Shqipëri në forcimin e kapaciteteve të saj për periudhën e Mbikqyrjes dhe të Tranzicionit të Grantit të Fondit Global”
Mekanizmi Koordinues Vendor (MKV) për HIV/TB funksionon prej vitit 2004 në Shqipëri.Me Strategjinë e Fondit Global (TGF) për 2017-2022, Mekanizmat e Koordinimit të Vendit (MKV/CCM) luajnë një rol edhe më të rëndësishëm në inkurajimin e vendit për të zbatuar programe të qëndrueshme dhe me përgjegjësi ne mbikqyrjen dhe planifikimin e proceseve të tranzicionit te Grantit te Fondit Global. Planifikimi i qëndrueshmërisë është një pjesë integrale e rendesishme e cila duhet të merret parasysh gjatë grantit të tranzicionit, si nje nga përgjegjësitë e drejtpërdrejta të MKV-ve. Funksionalitetet e MKV-se shkojnë përtej fokusit të programit të mbështetur nga Fondi Global duke punuar si një autoritet kombëtar koordinues për koordinimin e reagimit kombëtar ndaj HIV / AIDS dhe TB në Shqipëri.
Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Mekanizmit Koordimues Vendor fton të gjithë të interesuarit për të shprehur interesin për shërbimin e konsulencës “Mbështetjen e MKV-s Shqipëri në forcimin e kapaciteteve të saj për periudhën e Mbikqyrjes dhe të Tranzicionit të Grantit të Fondit Global”
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve: 05.10.2019
Kohëzgjatja e shërbimit: 3 (tre) muaj.
Orari i punës: me kohë të pjesshme
Aplikimet të dorëzohen në adresën e email:
manjola.kola2014@gmail.com
deri në datë:
05.10.2019 orari zyrtar ora 16:30
me titull aplikimi “Shërbim konsulence për mbështetjen e MKV Shqipëri në forcimin e kapaciteteve të saj për periudhën e Mbikqyrjes dhe të Tranzicionit të Grantit të Fondit Global në Shqipëri ”
Lista e dokumenteve
Termat e referencës për shërbimin e kërkuar_ Albania CCM Transition/Oversight Consultant TOR (part-time post) ( Shkarko: TOR for Albania Transition-Oversight Consultant – FINAL )
Për cdo informacion shtesë kontaktoni në email: