Home > Lajme dhe Njoftime > KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI SHËRBIME KONSULENCE

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
SHËRBIME KONSULENCE

04 Shkurt 2019
PËR

EKSPERT PËR PERGATITJEN E METODOLOGJISË KOMBËTARE TË SHPENZIMEVE PËR AIDS (NASA) DHE TB
NJËSIA E MENAXHIMIT TË PROGRAMIT
“Përshkallëzimi dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së përgjigjes kombëtare ndaj HIV/SIDA-s”
Granti ALB C-MoH No 1433
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka filluar zbatimin e Programit të Fondit Global per AIDS, Tuberkulosit dhe Malarie, GFATM. Programi i Fondit Global në Shqipëri mbështet aktivitetet në fushat e parandalimit të HIV dhe TB, përforcimin e sistemit shëndetësor të shërbimit në të gjitha nivelet, rritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve dhe ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme për mbështetjen e aktiviteteve në të ardhmen. Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Njësisë së Menaxhimit të Programit fton të gjithë individët e interesuar për të shprehur interesin për thirrjen për ekspert kombëtare për përgatitjen e Metodologjisë Kombëtare të Shpenzimeve për AIDS (NASA) dhe TB.
Afati i fundit i aplikimit: 25.02.2019
email/web: globalfund.albania@gmail.com
www.shendetesia.gov.al
www.ccm-albania.al

Vendndodhja: Tiranë
Kohëzgjatja: 25 ditë pune përgjatë 100 ditëve pas lidhjes së kontratës
Periudha e parashikuar e fillimit të punës: Mars 2019