Kërkesë për shprehje interesi për shërbimin e konsulencës “Përgatitja e standardeve, kurrikulave dhe trajnimit të stafit përgjegjës në qendrat e kujdesit antenatal në lidhje me testimin e grave shtatzënë për HIV”.
Ministria e Shëndetësisë po zbaton Programin të Fondit Global per AIDS, Tuberkulosit dhe Malarie, GFATM. Programi i Fondit Global në Shqipëri mbështetë aktivitetet në fushat e parandalimit të HIV dhe TB, përforcimin e sistemit shëndetësor të shërbimit në të gjitha nivelet, rritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve dhe ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme për mbështetjen e aktiviteteve në të ardhmen. Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Njësisë së Menaxhimit të Programit fton të gjithë organizatat jofitimprurese të interesuar për të shprehur interesin për shërbimin e konsulencës “Përgatitja e standardeve, kurrikulave dhe trajnimit të stafit përgjegjës në qendrat e kujdesit antenatal në lidhje me testimin e grave shtatzënë për HIV”
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve të kërkuara: 10.01.2019
Kohëzgjatja e shërbimit: Jo më shumë se 150 ditë pas lidhjes së kontratës me Njësinë e Menaxhimit të Programit.
Dokumentet e nevojshme të dorëzohen dorazi në adresën Rr Naim Frasheri Nr 57 Tiranë deri në datën 10.01.2019 orari zyrtar ora 16:30 me titull aplikimi “Shërbim konsulence per PMTCT për programin e Fondit Global në Shqipëri”
Për cdo informacion shtesë kontaktoni në email:
Lista e dokumenteve
Termat e referencës për shërbimin e kërkuar_PMTCT(shkarko)
Aneksi 1_ Forma e shprehje së interesit (shkarko)
Aneksi 2_Dokumentacioni i kërkuar (shkarko)
Kriteret për përzgjedhjen e organizatës jofitimpruëse (shkarko)
Forma e deklarimit për konfliktin e interesave (shkarko)