Nën drejtimin e Kryetares së Komitetit, Ministres së Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu u zhvillua Mbledhja e MKV-s Shqipëri. U raportua mbi hapat e ndërmarra për ecurinë e procesit të fillimit të implementimit të Programit Kombëtar në Shqipëri, me financim të Fondit Global të Luftës kundër AIDS, Toberkuloz dhe Malarje. Qëllimi i këtij programi dy-vjeçar është të mbajë epidemitë e HIV-it dhe TB në nivelet aktuale të ulëta dhe të zvogëlojë sëmundshmëritë dhe vdekshmëritë nga HIV-i dhe TB-ja në Shqipëri.