
Mekanizmi Koordinues Vendor për HIV dhe TB, ngritur në Shqipëri ne vitin 2004, ka në strukturën e tij një Komitet te Mbikqyrjes. Ky komitet mbikqyr hartimin e propozimeve, negocimin e granteve me Fondin Global për HIV, TB dhe Malaria, zbatimin e granteve dhe përfundimin e tyre.
Aktualisht, përbërja e këtij komiteti duhet te plotesohet me një profesionist me aftësimi prokurimi.
Të interesuar nga të gjithë sektorët (shtetëror, shoqëri civile, privat, multi/bi lateral) ftohen të dërgojnë një CV dhe shprehje interesi për t’u bërë pjesë e këtij komiteti Brenda dates 20 Mars, 2015 ne emailin: m.kola@ccm-albania.al.
Anetaresia e MKV do te perzgjedhe kandidatin e pershtatshem, pas nje procesi selektimi te kandidateve nga Komiteti Mbikqyres (kriteri i ekperiences ne fushen e interesuar – prokurimi).
Manuali bashkangjitur këtij njoftimi shtjellon në detaje detyrat, përgjegjësitë dhe funksionet e këtij komiteti.