Me datë 5 Maj 2015 në orën 14:30 në Ministrinë e Shëndetësisë u zhvillua procesi i votimit për anëtarë të Shoqërisë Civile në MKV dhe konkretisht për përfaqësuesit e Grupeve në Risk për dy pozicione në MKV (një me konflikt interesi dhe një pa konflikt interesi).
Organizatat pjesëmarrëse në këtë votim, të shpallura si të kualifikuara nga ana e Komitetit të Rinovimit të Anëtarësisë që kanë plotësuar kriteret dhe kanë paraqitur gjithë dokumentacionin e kërkuar, janë:
- Aksion + (me konflikt interesi)
- STOP AIDS (me konflikt interesi)
- NCCS (pa konflikt interesi)
Si përfaqësuesë të subjekteve të lartë përmendura, të kualifikuara për në fazën e dytë të votimit dhe të legjitimuar si përfaqësuesë të këtyre organizatave në bazë të dokumentacionit të paraqitur nga ana e tyre në paketën e aplikimit, u paraqitën respektivisht:
- Z. Genci Mucollari
- Z. Arian Boci
- Znj. Liliana Dango
Në fillim të pranishmit u informuan nga ana e Sekretariatit mbi procedurat e ndjekura gjatë procesit të aplikimit dhe shqyrtimit paraprak të aplikimeve si dhe për procedurat e mëtejshme që do të ndiqen deri në përfundim të procesit të zgjedhjes së dy anëtarëve të rinjë të MKV-s si përfaqësuesë të Grupeve në Risk. Më pastaj u procedua me pyetje nga përfaqësuesit e paraqitur dhe pas përgjigjeve të rastit nga ana e Sekretariatit, u kalua në votim. Meqenëse ishin kualifikuar tre organizata përfaqësuese për dy anëtarë në MKV, votimi ndërmjet këtyre tre organizatave u zhvillua i fshehtë (një votë për veten dhe një votë për një nga dy organizatat e tjera).
Në fund të procesit të votimit, sikur ju bë me dije verbalisht dhe pjesëmarësve në votim, dy organizatat me më shumë vota rezultuan:
- Aksion + (me konflikt interesi)
- NCCS (pa konflikt interesi)
I gjithë procesi u drejtua dhe u dokumentua nga ana e Sekretariatit të MKV-s, si dhe u monitorua nga anëtarët e Komitetit të Rinovimit të Anëtarësisë: Z. Ylvi Selmani dhe Z.Jonid Lamllari.
Për sa më sipër, Sekretariati i MKV-s i bëri me dije Komitetit të Rinovimit të MKV-s, se organizatat Aksion + dhe NCCS u përzgjodhën për t’u votuar si anëtarë të MKV-s në mbledhjen e ardhshme të MKV-s e cila parashikohet të mbahet me dt. 8 Maj 2015. Në këtë mbledhje mendohet të paraqitet një raport i plotë nga ana e Komitetit të Rinovimit të Anëtarësisë së MKV-s për gjithë ecurinë e procesit të aplikimit, shqyrtimit paraprak të aplikimeve dhe të votimit.