Home > Lajme dhe Njoftime > Thirrja për aplikime për pozicionet e punës për Njësine e Zbatimit të Projektit të Fondit Global për HIV/TB

Ministria e Shëndetësisë do të fillojë zbatimin e Projektit të Fondit Global per AIDS, Tuberkulos dhe Malarie, GFATM. Projekti i Fondit Global në Shqipëri do të mbështesë aktivitetet ne fushat e parandalimit të HIV dhe TB, përforcimin e sistemit shëndetësor të shërbimit në të gjitha nivelet, rritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve dhe ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme për mbështetjen e aktiviteteve në të ardhmen. Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Fondin Global, do të ngrenë Njësinë e Zbatimit të Projektit, të përbërë nga pozicionet e mëposhtëme: Menaxheri i Programit, Specialisti i Monitorimit dhe Vlerësimit, Specialisti i Financës, Specialisti i Prokurimeve.

THIRRJE PËR APLIKIME PËR POZICIONE PUNE PËR NJËSINË E ZBATIMIT TË PROJEKTIT TË FONDIT GLOBAL PËR HIV-TB (PDF)

 Afati i fundit i aplikimit: 17.09.2016

Nr. kontakti/email/web: 003542364622;

info@shendetesia.gov.al; www.shendetesia.gov.al.

Vendndodhja: Programi Kombëtar i TB Spitali Universitar i Tiranës “Shefqet Ndroqi”, Programi Kombëtar i HIV, Instituti i Shëndetit Publik.

Kohëzgjatja: tre vjet.

Orari i punës: kohë e plotë.

Periudha e parashikuar e fillimit të punës: 1 tetor 2016