![](https://ccm-albania.al/wp-content/uploads/2017/12/thumb-1200x661.jpg)
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale do të fillojë zbatimin e Projektit të Fondit Global për AIDS, Tuberkuloz dhe Malarie, GFATM. Projekti i Fondit Global në Shqipëri do të mbështesë aktivitetet në fushat e parandalimit të HIV dhe TB, përforcimin e sistemit shëndetësor të shërbimit në të gjitha nivelet, rritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve dhe ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme për mbështetjen e aktiviteteve në të ardhmen. Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Fondin Global, do të ngrenë Njësinë e Zbatimit të Projektit, për pozicionin e mëposhtëm: Menaxheri i Programit.