Home > Lajme dhe Njoftime > Thirrje për Shprehje Interesi – Projekt Propozime në kuadër të grantit të tranzicionit të fondit global për HIV/AIDS dhe TB

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

PËR

PROJEKT PROPOZIME NË KUADËR TË GRANTIT TË TRANZICIONIT TË FONDIT GLOBAL PËR HIV/AIDS DHE TB

PËR PROGRAMIN

PËRSHKALLËZIMI DHE SIGURIMI I QËNDRUESHMËRISË SË PËRGJIGJES KOMBËTARE NDAJ HIV/AIDS DHE TB TEK POPULLATA VULNERABËL”

 

Fondi Global për luftën ndaj SIDA-s, Tuberkulozit dhe Malaries, është një mekanizëm financiar që siguron fonde për vendet që mbështesin programet që parandalojnë, trajtojnë dhe kujdesen për njerëzit me HIV dhe AIDS, tuberkuloz dhe malaria.

Qëllimi kryesor i Fondit Global kundër SIDA-s, Tuberkulozit dhe Malaries është të tërheqë, të menaxhojë dhe të shpërndajë burime financiare përmes partneritetit të sektorit publik, shoqërisë civile dhe sektorit privat që do të mundësojë një kontribut të qëndrueshëm dhe të qënësishëm në parandalimin e infeksionit, sëmundjes dhe vdekjeve, duke zvogëluar peshën e HIV/AIDS, TB dhe Malaries, në vendet me të ardhura të ulta.

Si Përfituesi Kryesor (PR) i Grantit të Fondit Global kundër HIV dhe TB në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të fillojë zbatimin e programit që ka si synim mbajtjen nën kontroll të epidemisë së HIV dhe TB, në nivelet aktuale të ulta dhe reduktimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë si pasojë e HIV/AIDS dhe TB në Shqipëri.

Fokusi i përgjithshëm i Granti të Tranzicionit 2020-2022 të Fondit Global, është në përgatitjen e Shqipërisë për një kalim gradual të përgjigjes kombëtare ndaj HIV, nga një mbështetje financiare e Fondit Global në atë të qëndrueshmen, në burimet kombëtare. Kjo nënkupton një fokus të vazhdueshëm në shërbimet e parandalimit të HIV për popullata kyç (PK), si dhe aktivitetet që adresojnë në mënyrë specifike çështjet e tranzicionit.

Granti ka për qëllim të sigurojë një reagim katalitik dhe të ndërtojë struktura që mbështesin lidhjen midis qeverisë dhe institucioneve kombëtare, duke u fokusuar në qëndrueshmërinë financiare të programeve kombëtare të TB dhe HIV. Programi në mënyrë strategjike përcakton përparësitë dhe ndërhyrjet për të adresuar barrën e sëmundshmërisë së TB dhe HIV në vend, për të siguruar një rritje të identifikimit dhe arritjes së popullatave më të prekura në zonat e zgjedhura; ulje të stigmës dhe diskriminimit; sigurimin e një aksesi të barabartë në shërbimet me cilësi të lartë të parandalimit, trajtimit, kujdesit për HIV dhe TB, me fokus në popullatat kryesore dhe persona të tjerë vulnerabël ndaj HIV.

Si Përfituesi Kryesor (PK) i Grantit të Fondit Global për HIV dhe TB në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon të angazhojë partnerë kombëtarë, të quajtur Nën-Përfituesit (NP), për të zbatuar një pjesë të aktiviteteve të granteve për vitet 2020, 2021, 2022. Angazhimi i partnerëve si NP është thelbësor për zbatimin e suksesshëm të grantit, forcimin e kapaciteteve kombëtare, promovimin e qasjes në vend dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të programeve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Njësisë së Menaxhimit të Programit (NjMP) fton të gjithë organizatat jo-fitimprurëse (OJF), për zbatimin e aktiviteteve të grantit, sipas Termave të Referencës, të publikuara (në faqen WEB të MSHMS, të MKV). Organizatat e interesuara duhet të ofrojnë informacion që të demostrojnë se ato kanë kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencat e ngjashme, për realizimin e këtyre aktiviteteve.

Shprehja e interesit dhe dokumentacioni i kërkuar, duhet të dorëzohen në adresat e mëposhtme në zarf të mbyllura dhe të vulosura nga aplikuesi, dorazi në Protokollin e Njësisë së Menaxhimit të Programit, si dhe në adresën e emailit me lëndën “Shprehje Interesi – Projekt Propozime në kuadër të grantit të tranzicionit të fondit global për HIV/AIDS dhe TB”, deri më datën 08.05.2020, ora 14:30.

Për më shumë informacion rreth dokumentacionit të kërkuar, mund të kontaktoni në adresën e emailit globalfund.albania@gmail.com.

NJËSIA E MENAXHIMIT TË PROGRAMIT

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

www.shendetesia.gov.al

www.ccm-albania.al

Adresa: Rruga “Naim Frashëri” Nr.57, Tiranë  

email: globalfund.albania@gmail.com

 

“Termat e Referencës” ( Shkarko)

“Buxheti” ( Shkarko)

Kriteret për Përzgjedhjen dhe Vlerësimin e Organizatava Nën Përfituese” (Shkarko)

“Forma e Shprehjes së Interesit”, Aneksi I (Shkarko)

“Lista e Dokumentacionit”, Aneksi II (Shkarko)