Home > Lajme dhe Njoftime > Vend vakant i Shoqatës së Profesionistëve në MKV

Mekanizmi Koordinues Vendor (MKV) për HIV/AIDS dhe Tuberkuloz është ngritur në 2004 në Shqipëri. Qëllimi i MKV është të sigurojë që burimet e Fondit Global për HIV/AIDS dhe TB të përdoren për të mbështetur një qasje që është nxitëse për vendin, e koordinuar dhe multi-sektoriale, duke përfshirë të gjithë partnerët përkatës.

Në zbatim të manualit të MKV për rinovimin dhe përfaqësimin vullnetar te shoqërisë civile në këtë mekanizëm, njoftohet rifillimi i procesit të zgjedhjes për: Shoqatat e Profesionistëve.

Shenim:

Sipas kritereve te Fondit Global, duhet  qe aplikanti  te mos jete me konflikt interesi.

Per kete vend duhet te aplikojne vetem organizmat qe nuk kane apo planifikojne te kene konflikt interesi.Dokumentat shoqerues  orientojne lidhur me situaten e konfliktit te interesit.

Per me teper referohuni te dokumentacioni me informacionin orientues per aplikimin e te gjithe te interesuarve, si edhe ate te zgjedhjes se perfaqesuesve:

Njoftimi dhe detajet për Aplikimin (PDF)

Deklaratë Përfaqësimi (PDF)

Letra Prezantuese (PDF)

Manual Qeverisës i MKV (PDF)

MKV Shqipëri Konflikti i interesit (PDF)