Home > Lajme dhe Njoftime > Vizita e Misionit te Fondit Global per Shqiperine ne Tirane per Projektin e Grantit te HIV/TB.

 

Gjate dy diteve te vizites se tyre ne Tirane 11-12 Maj 2017 , ekipi i Fondit Global, zhvilloi disa takime te rendesishme me bashkepuntore, perfaqesues te trupit diplomatik dhe organizatave te ndryshme nderkombetare,si dhe me titullare te Ministrise se Shendetesise.

Ne fokus te ketyre takimeve ishte procesi i ngritjes se Njesise se Menaxhimit te Projektit per implementimin e Grantit te HIV/TB te Fondit Global.

Gjithashtu ne dt.12 Maj 2017, u zhvillua dhe mbledhja e Mekanizmit Koordinues Vendor, me pranine e ekipit te Fondit Global, mbledhje e cila nxori si rezultat vazhdimin e  permbylljes se procesit te ngritjes se Njesise te Menaxhimit te Grantit.