KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI PËR
SHËRBIMIN E KRYERJES SË STUDIMIT “ SURVEJANCA E INTEGRUAR BIOLOGJIKE DHE E SJELLJES TEK POPULLATAT VULNERABLE NË SHQIPËRI “
NJËSIA E MENAXHIMIT TË PROGRAMIT
“Përshkallëzimi dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së përgjigjes kombëtare ndaj HIV/SIDA-s”
Granti ALB C-MoH No 1433
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po zbaton Programin e Fondit Global për AIDS, Tuberkulosit dhe Malarie.Programi i Fondit Global në Shqipëri mbështet aktivitetet në fushat e parandalimit të HIV dhe TB, për forcimin e sistemit shëndetësor në të gjitha nivelet, rritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve dhe ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme për mbështetjen e aktiviteteve në të ardhmen. Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Njësisë së Menaxhimit të Programit fton të gjithë organizatat jofitimprurëse të interesuar për të shprehur interesin për shërbimin e kryerjes së studimit në njërën nga fushat e mëposhtëme:
1- Survejanca e integruar biologjike dhe e sjelljes tek përdoruesit e drogave me injektim në Shqipëri.
2- Survejanca e integruar biologjike dhe e sjelljes tek meshkujt që kryejnë seks me meshkuj, punëtoret e seksit (femra) dhe të burgosurit në Shqipëri.
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve të kërkuara: 10.07.2019
Dokumentet e nevojshme të dorëzohen dorazi pranë Njësisë së Menaxhimit te Programit në adresën Rr Naim Frasheri Nr 57 Tiranë deri në datën 10.07.2019 orari zyrtar ora 16:30 me titull aplikimi “Survejanca e integruar biologjike dhe e sjelljes tek përdoruesit e drogave me injektim në Shqipëri”ose “Survejanca e integruar biologjike dhe e sjelljes tek meshkujt që kryejnë seks me meshkuj, punëtoret e seksit (femra) dhe të burgosurit në Shqipëri ”
Organizatat jofitimprurëse janë të ftuara të aplikojnë vetëm në njerën nga fushat e studimit.
Për çdo informacion shtesë lutemi të kontaktoni në email:
Lista e dokumentave për aplikimin “Survejanca e integruar biologjike dhe e sjelljes tek përdoruesit e drogave me injektim në Shqipëri”
Termat e referencës për shërbimin e kërkuar_ survejanca _PDI(Shkarko)
Aneksi 1_ Forma e shprehjes së interesit_PDI (Shkarko)
Aneksi 2_ Dokumentacioni i kërkuar_PDI (Shkarko)
Kriteret për përzgjedhjen e organizatës jofitimprurëse_PDI (Shkarko)
Forma e deklarimit për konfliktin e interesave_PDI (Shkarko)
Formular vetëdeklarimi për zbatimin e ligjit (Shkarko)
Lista e dokumentave për aplikimin “Survejanca e integruar biologjike dhe e sjelljes tek meshkujt që kryejnë seks me meshkuj, punëtoret e seksit (femra) dhe të burgosurit në Shqipëri ”
Termat e referencës për shërbimin e kërkuar_ survejanca_ MSM_PSF_BURG (Shkarko)
Aneksi 1_ Forma e shprehjes së interesit_ MSM_PSF_BURG (Shkarko)
Aneksi 2_Dokumentacioni i kërkuar_ MSM_PSF_BURG (Shkarko)
Kriteret për përzgjedhjen e organizatës jofitimprurëse_ MSM_PSF_BURG (Shkarko)
Forma e deklarimit për konfliktin e interesave _MSM_PSF_BURG (Shkarko)
Formular vetëdeklarimi për zbatimin e ligjit (Shkarko)